Kursi Vizatimit në Atelier

vizatim
vizatim portret

Vizatim me Laps & Karbon

Mësoni sekretet e vizatimit
Bazat & Teknikat

Kur vizatojmë kemi ne dispozicion elementet e ndryshme te vizatimit sic janë: pika, vija, sipërfaqja, forma, prespektiva dhe vlerat tonale (drita dhe hija). Këto elemente përdoren për të krijuar një vizatim duke përdorur teknikën e duhur dhe instrumentin e duhur të vizatimit. Mjetet më të zakonshme të vizatimit janë lapsi, stilolapsi, karboni dhe lapsat me ngjyrë.

Ne atelier ju mësoni më shumë rreth teknikave të ndryshme të vizatimit si:

  • linja
  • vijat pararalele
  • njolla
  • drita dhe hija
  • teknikat e kombinuara
  • prespektiva
vizatim portret
vizatim portret
Përshkrimi

Ky kurs ofron njohuritë më të rëndësishme themelore në lidhje me teknikat e vizatimit, mjetet e vizatimit, metodat e përfaqësimit, stilet e vizatimit dhe shumë më tepër.
Ky kurs është për fillestarë dhe të avancuar. Kursi ofron njohuri të thelluara në lidhje me përfaqësimin e motiveve në vizatim, cilat janë aspektet e veçanta të vizatimit, cilat janë teknikat themelore të vizatimit dhe si t’i zbatoni dhe përmirësoni ato.
Në ushtrime të përshtatshme për studentët, ju mësoni të vizatoni hap pas hapi dhe të përmirësoni më tej aftësitë tuaja. Mësoni si të riprodhoni forma dhe objekte tre dimensionale, ose si të vizatoni materiale të tilla si qelqi ose metali.
Kursi ofron një larmi përmbajtjesh në temat e vizatimit, por fokusi mbetet në teknikat themelore të vizatimit. Artistët e ardhshëm mund të krijojnë bazat e tyre për vizatime shume cilësore.

natyre e qete
Përmbajtja
  • Elementet pamore dhe rregullat bazë të vizatimit
  • Trajtimi i lapsave dhe lapsat me ngjyra
  • Vizatimi i natyrës së qetë
  • Bazat e vizatimit me prespektivë dhe dritë-hije
  • Stërvitje e syrit për peisazh
  • Gjinia e portretit, forma, struktura dhe karakteri
vizatim
peizazh
Çfarë mësoni
  • Bazat e vizatimit dhe mjetet
  • Zotërimi i njohurive sa më të gjera të teknikës së vizatimit me laps
  • Si të përshtasni bazat themelore të vizatimit
  • Kuptimin dhe realizimin e prespektivës tek objektet në hapësirë
  • Si të zhvilloni kompozimin për peizazh dhe komponentët e tij
  • Si të vizatoni një portret nga natyra ose fotografia

Prenotoni Kursin

Në kursin e artit mund ti dedikoheni vetëm një zhanri ose disa zhanreve njëkohësisht!

  • Tarifa: 7000 LEKMuaj, (1 seance = 120 min), mjetet e përfshira

  • Frekuentimi: 1 herë në javë, (për më shumë seanca në marrëveshje)

  • Orari: e Enjte 18:00 | e Premte 18:00 | e Shtunë 09:20 | e Shtunë 11:30

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit