Kursi Skulpturës në Atelier

kurse skulpture
kurse skulpture

Skulpturë me Argjilë

Mësoni sekretet e skulpturës
Përshkrimi

Elementet dhe parimet e skulpturës

Dy elementët më të rëndësishëm të skulptures janë masa dhe hapësira. E gjithë skulptura është bërë nga një substancë materiale që ka masë dhe ekziston në hapësirën tre-dimensionale.

Vëllimi, sipërfaqja, drita, hija dhe ngjyra janë elemente mbështetëse të skulpturës. Në kursin e skulpturës ju do mësoni në praktikë krijimin e figurave ose formave tre-dimensionale. Duke punuar me argjilë direkt nga modeli, përmes një seri punimesh të shpejta, ju do të mësoni të krijoni skulptura të vogla me argjilë.

Ju do të praktikoni një shumëllojshmëri mënyrash kreative si dhe te keni një qasje të saktë me figurën. Një risi është njohja me materialet e ndryshme të cilat përdoren për skulpturë.

skulpture
kurse skulpture
Përmbajtja
  • Metodat e punës së skulptorëve klasikë, modernë dhe bashkëkohorë
  • Vizatim nga natyra
  • Njohje e modelimit me argjilë & plastelinë
  • Proporcionet e figurës
  • Vëllimi dhe tekstura e figurës
  • Modelimi dhe aplikimi i teknikave përkatëse
  • Abstragimi i figurës
skulpture
Çfarë mësoni
  • Vizatimin e saktë nga figura ose modelet
  • Realizimin i skupturave në argjilë
  • Rrisni në progres aftësitë tuaja të modelimit
  • Kuptoni anatominë bazë
  • Exploroni mendimin krijues bazuar në formën e njeriut
  • Përgatitja e argjilës për bocet
skulture
kurse skulpture

Objekte & Instalacion

Përshkrimi

Realizimi i një ideje apo boceti në një punim 3-dimensional. Krijimi i objekteve 3-dimensionale me materiale të riciklueshme. Forma dhe vëllimi i tyre, raporti mes pjesëve, raporti me ngjyrën dhe strukturën. Mundësitë që ofrojnë materialet e ndryshme në proçesin e krijimit.

Materialet

Gur, Dru, Karton, Tel, Shishe, Pëlhurë etj.

instalacion
kurse skulpture
Çfarë mësoni
  • Përdorimin e materialeve të ndryshme
  • Përshtatjen e tyre funksionale me njëra-tjetrën
  • Përpunimi i materialeve në marrëdhënie me bocetin fillestar
  • Mjetet e nevojshme për të krijuar një instalacion

Prenotoni Kursin

Në kursin e artit mund ti dedikoheni vetëm një zhanri ose disa zhanreve njëkohësisht!

  • Tarifa: 7000 LEKMuaj, (1 seance = 120 min), mjetet e përfshira

  • Frekuentimi: 1 herë në javë, (për më shumë seanca në marrëveshje)

  • Orari: e Enjte 18:00 | e Premte 18:00 | e Shtunë 09:20 | e Shtunë 11:30

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit