Ekspozita & Evente

ekspozita studio kavalet

Ekspozita “Muza e një Qyteti”

  • 24 – 29 Mars 2018

Muzeu Historik Kombëtar

Ekspozita ka si temë muzën apo frymëzimin që të ofrohet e që e gjen shpesh tek qytetet muze në Shqiperi si Berati, Gjirokastra dhe Butrinti. Vjetërsia si relika e tyre më e rrallë tundon artistët e çdo kohe të eksplorojnë nëpër hapësira e shtigje të pashkelura.

Skicat dhe fotot të bëra rastësisht janë motivet nga ku huazohet krijimtaria e kësaj ekspozite arti. Janë situata vizuale, në veshtrim të parë, shumë modeste. Eshtë pikërisht modestia e këtyre peizazheve, rrugicave e portave me sokak që mbartin emocionin dhe nostalgjinë e kohës tëcilat mbushën telajot plot ngjyrë dhe atmosferë.

Studentët e Art Studio Kavalet edhe këtë herë patën rastin të promovonin punimet e tyre në zhanëret e përzgjedhura me kujdes, duke përshtatur motivet e ndryshme me teknikat e përvetësuara ndër vite.

Janë rreth 30 studentë të moshave të ndryshme të cilët të frymëzuar nga tema sjellin punimet e tyre në gjininë e pikturës, grafikës dhe vizatimit.

A. Hasanaj (Pedagogu)

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit