Ekspozita & Evente

Ekspozita “Mite & Legjenda”
Mitet janë histori që shpjegojnë përse bota është keshtu siç është. Përgjatë gjithë kohërave artistët janë frymëzuar prej miteve dhe legjendave dhe i kanë dhënë atyre forma vizuale. Ngandonjëherë këto vepra arti janë të vetmet dëshmi të mbijetuara të asaj se çfarë kulturat e vjetra kanë besuar dhe vlerësuar.
Art dhe mitologji, mitologji dhe art mund të mendohet si një e vetme. Pa artin nuk do të ishte e mundur të njihnim ndonjë mit, ose tek e fundit njohja jonë do të ishte shumë e limituar. Pa mitologjinë arti do të ishte i cekët dhe i mërzitshëm. Në ditët tona shumë vepra arti që shihen në muzetë në një mënyrë apo një tjetër kanë lidhje me mitologjinë.
Mitet dhe legjendat u bënë këtë herë motivi dhe subjekti i punimeve të kësaj ekspozite. Duke u frymëzuar prej dhjetra artistëve të jashtëzakonshëm në prurjet e tyre në art si Leonardo da Vinci, Pieter Bruegel, Bosch dhe artistë të tjerë modernë si Leonora Carrington, Max Ernst dhe Marc Chagall etj.
Nje risi intresante e kësaj ekspozite janë punët në grup, të cilat spikasin dukshëm me formatin e tyre të madh tek të cilat studentët kanë aplikuar teknika te ndryshme për realizimin e tyre duke dhënë më të mirën e mundshme.
