Ekspozita & Evente

Ekspozitë personale “Italian Charm”

  • 10 – 12 Qershor 2021
Muzeu Historik Kombëtar – Antonela Zaharia

Italia, një shtet që të lë pa frymë, me struktura gjeniale arkitekturore të ndërtuara shekull pas shekulli duke lënë gjurmë në histori. Qytetet e të cilit kanë historinë e tyre të vogël dhe ndërtesat janë fosilet që e tregojnë atë qartë dhe pastër.

Italia është shtëpia ime e dytë dhe gjithmonë zgjedhja ime e parë për udhëtim dhe ” tërheqje ” nga realiteti. Çdo vizitë në atë vend nuk është kurrë e njëjta eksperience. Gjithmonë do ketë një lagje të pa zbuluar apo nje peisazh të parë në dritë tjetër. Ndryshe do ta quaja ” my happy place ” .

Nëpërmjet kësaj ekspozite do të doja të tregoja sa lehtësisht magjepsës është ky vend. Se si unë jam një prej detareve të shumtë që janë marrosur pas këngës magjepsese të sirenës që mban emrin Italia.

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit