Ekspozita & Evente

Ekspozitë personale “Dritaret e Shpirtit”
Sytë janë dritaret e shpirtit. Irisi i syrit eshtë kaq unik dhe perfekt, si një vepër arti. Ngjyrat dhe tekstura e tij ngarkuar me aq shumë mister nxitën kureshtjen time në ketë rrugëtim artistik.
Edhe pse ato mund të jenë të ngjashme, është e pamundur të gjesh dy sy identik. Vetëm gjatë një dite sytë tanë ndryshojnë vazhdimisht. Bebja e syrit ndeyshon në varësi të dritës, ajo zmadhohet e zvogëlohet si një aparat fotografik. Emocionet tona pasqyrohen në sytë tanë.
Sado të përpiqesh ti fshehësh, sytë e tregojnë se çfarë ti ndjen. Tregojnë kur je i mërzitur, shkëlqejnë në momente entuzjazmi e në momente lumturie.
Jeta është si një labirint. Çdo rrugë që ne zgjedhim të ndjekim lë një shenjë tek ne. Çdo gje që ne kalojme, çdo ndjenjë, paraqitet te sytë tanë.
