Ekspozita & Evente

ekspozita

Ekspozita “Me Syrin e Marubit”

  • 22 – 29 Maj 2016
Qёndra Rinore Tiranё

Familja Marubi, si pionere e fotografisë shqiptare, frymëzoi kësaj here dhjetra studentë të artit të interesuar veçanërisht reth kostumeve tradicionale të kohës si dhe karaktereve ekspresive të njerëzve të fiksuar në celuloid.

Kjo ekspozitë sjell mbi 100 punime të ndryshme në zhanret: vizatim, pikturë, skulpturë, grafikë dhe instalacion; të gjitha këto parë dhe interpretuar me frymën dhe ndjesitë që ato na zgjojnë sot. Mundësimi i një perceptimi artistik në marrdhënien që krijohej nga vëzhgimi i kujdesshëm i fotografive ishte një sfidë sa e vështirë aq edhe tunduese për studentët, gje të cilën ata e kanë arritur më së miri.

Personalisht jam shumë i lumtur dhe i gëzuar për arritjet e secilit student, për seriozitetin dhe entuziazmin që ata kanë patur për muaj me radhë në përgatitjen e dhjetra punimeve, dhe veçanërisht për ata të cilët punuan intensivisht duke përfunduar një seri punimesh me cilësi të lartë.

Dëshiroj dhe shpresoj që kjo të jetë hera e parë dhe jo e fundit që studentët e Studio Kavalet krijojnë dhe gjejnë mundësinë e aktiviteteve të përmasave te tilla si kjo e kësaj ekspozite.

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit