Rreth Nesh

art studio kavalet

Art Studio Kavalet

17 vjet eksperience në mësimdhënie
Kurse arti për të gjitha moshat & të gjitha nivelet.

Art Studio Kavalet ofron kurse arti për te gjithë ata që dëshirojnë të shprehin e zhvillojnë më tej talentin e tyre në fushat e ndryshme të arteve vizuale: pikturë, vizatim, skulpturë, fotografi artistike, etj.

Leksionet zhvillohen në formën e workshop-eve ku teoria lidhet ngushtë me praktikën dhe realizimin hap pas hapi te krijimeve nga studentët. Vëmendje e veçantë i kushtohet rritjes së personalitetit artistik të studentëve përmes trajtimit individual të tyre gjatë punës në atelier. Njohja me historinë e artit, dhe artistëve të saj të mëdhenj nëpërmjet tematikave te larmishme gjatë leksioneve e bën akoma më tërheqës dhe gjithpërfshirës proçesin krijues në atelier.

Art Studio Kavalet ka një filozofi artistike të ndërtuar mbi një qasje integruese ndaj artit, duke u dhënë studentëve mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë e tyre krijuese dhe kritike.

Përgatitjen e studentëve për Shkollat e Artit dhe Arkitekturës.

Puna me studentët është shumë emocionuese pasi secili student është unik me historinë dhe motivimin e tij për t’u ushtruar në artet vizuale. Ne ofrojmë metodat dhe atmosferën e duhur ku çdokush që dëshiron të ndjekë një edukim artistik mund të realizoj potencialin e tij të plotë në lartësinë që dëshiron.

Ne e përmbushim këtë mision duke ofruar leksione dhe praktika me cilësi të lartë në të gjitha zhanret e arteve vizuale: pikturë, vizatim, skulpturë dhe fotografi artistike.

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit