Kursi Pikturës në Atelier

piture me akrilik

Pikturë me Akrilik

Mësoni sekretet e pikturës
Përshkrimi

Përvetësim i teknikave përkatëse dhe përdorimi i ngjyrave akrilik në marrëdhënie me sipërfaqen dhe kolorin. Teori ngjyre, teknikat e velaturës dhe pastoze. Trajtimi i temave figurative, abstrakte, natyrë e qetë, portret dhe peizazh. E veçanta për pikturën me akrilik është se ngjyrat mund të hollohen me ujë, por nuk fshihen më me ujë kur thahen. Bojrat akrilike gjithashtu kanë intesitet ngjyre shumë potent. Ju gjithashtu mund të përdorni një larmi të madhe të teknikave të pikturës me akrilik.

pikture me akrilik
pikture me akrilik
Përmbajtja
  • Teori ngjyre
  • Sipërfaqja dhe ngjyra, shpërndarja ne hapësirë
  • Teknika e përzierjes se ngjyrave
  • Portreti me akrilik, forma & ngjyra
  • Realizimi i drite-hijeve ne tekniken e akrilikut
  • Përcaktimi motivit
pikture me akrilik
pikture me akrilik
Çfarë mësoni
  • Kompozimin dhe karakteristikat e ngjyrave akrilik
  • Struktura (pikturim dhe përdorim penelit)
  • Përdorimi i vetëdijshëm i teknikave me akrilik për prezantimin figurativ të kuadrove
  • Përzjerja e tonaliteteve të ngjyrave për të arritur atmosferën dhe thellësinë e pikturës
  • Pikturimin e portretit, tonet e lëkurës, sfondin
  • Histori arti
pikture me akrilik
pikture me akrilik

Pikturë me Akuarele

Përshkrimi

Ju pëlqejnë ngjyrat intensive dhe transparente? Nëse ju pëlqen të zbuloni pikturën e akuarelit atëherë jeni këtu në kursin e duhur. Ju mësoni bazat dhe teknikat e pikturës me akuarel, zbuloni shumllojshmërinë e tyre dhe hap pas hapi zhvilloni projektet tuaja kompozicionale.

pikture me akuarel
Përmbajtja
  • Njohja me materialet
  • Njohje e ngjyrave dhe ushtrime për përzierien e tyre
  • Teknikat e akuarelit në letër të lagur, akuarel me penel të thatë, akuarel me mbivendosje
  • Përdorimi i teknikave bazë në portret, natyrë e qetë, peizazh, figurë dhe abstragim
  • Zhvillimi i shprehive artistike personale
  • Shoqërimi me krijime artistike i temave dhe ideve personale
  • Histori arti
natyre e qete pikture me akuarel
peizazh
Çfarë mësoni
  • Njohja me teknikat e ndryshme dhe mundësitë kompozicionale në pikturën e akuarelit të cilat mund t’i përdorni për të realizuar leksione me tematika te ndryshme
  • Ambjentimi me metodat e pikturës në akuarel (bazat e mësimit të ngjyrave, skicimin, kompozimin dhe strukturimin e organizuar të kuadrit, përkatësisht ligjet e dritës dhe hijes)
  • Kompozimi i kuadrove sipas boceteve tuaja, nga natyra ose nga fotografitë
  • Zgjerimi i njohurive në përdorimin e principeve të kompozimit duke zhvilluar projektet personale
peizazh

Prenotoni Kursin

Në kursin e artit mund ti dedikoheni vetëm një zhanri ose disa zhanreve njëkohësisht!

  • Tarifa: 7000 LEKMuaj, (1 seance = 120 min), mjetet e përfshira

  • Frekuentimi: 1 herë në javë, (për më shumë seanca në marrëveshje)

  • Orari: e Enjte 18:00 | e Premte 18:00 | e Shtunë 09:20 | e Shtunë 11:30

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit